macedonia ipmBiH
bg-leaves-left
bg-leaves-right

IPM Shqipëria dhe Kosova

Produktet më të mira natyrale të rekomanduara nga Instituti i Mjekësisë Natyrale

imuno tonik

Imunotonik

Suplement ushqyes për përmirësimin e imunitetit

Përbërësit: Hudhër (A.sativum), qepë (A.cepa), xhenxhefil (Z. officinale), rrepë (A. rusticana), spec djegës (C. annum).

Sasia: 200 ml

Çmimi: 8 €

Detaljne informacije o proizvodu:

Këtë formulë e përbëjnë pesë bimë të cilat janë ndihmësit më efikas jo vetëm të sistemit imunitar, por edhe të sistemit të qarkullimit të gjakut dhe sistemit të tretjes, e veçanërisht në luftimin e viruseve, kërpudhave, baktereve dhe yndyrave në gjak dhe mëlqi. Në pyetje janë këto bimë:

Hudhra: Antibiotiku më i mirë natyral, shkatërrues i qelizave kancerogjene dhe yndyrave. Shija e saj e fuqishme dhe aroma rrjedhin nga bashkëdyzimet sulfurike, të cilat me sukses veprojnë kundër të gjithë mikroorganizmave, e pastrojnë mëlqinë dhe gjakun, e nxisin kollitjen dhe pastrimin e mushkërive.

Qepa: Me vajrat e saj avulluese dhe bashkëdyzimet siç është alicina dhe glikozidet, është e njohur për qetësimin e proceseve inflamatore në organizëm, e shpejton shërimin e fytit dhe organeve të frymëmarrjes, kurse në kombinim me hudhrën e formon një mbrojtje të shkëlqyeshme të rrugëve të frymëmarrjes, bajameve, enëve të gjakut, mëlqisë dhe zorrëve.

Xhenxhefili: Përveç efektit të tij antibakterial, xhenxhefili është i njohur edhe si mekanizëm për nxitjen e qarkullimit, rregullimin e punës së lukthit dhe mëlqisë dhe antioksidues i shkëlqyeshëm i cili i eliminon toksinat nga sistemi i tretjes.

Rrepa: Rrënja e kësaj bime paraqet një ndër pastruesit më të mirë të kanaleve sinusale dhe të bronkeve. Është e pasur me vitaminë C e cila është e rëndësishme për forcimin e sistemit imunitar kurse me vajrat e saj ndihmon te problemet me astmë dhe gjendjeve alergjike.

Speci djegës: Përveç hudhrës kjo bimë ka rol kyq në të gjitha proceset e shërimit. Rëndësia e specit djegës është përmirësimi i qarkullimit, dhe me këtë rritjen e rrjedhës së gjakut në pjesën e sëmurë të trupit, me çka nxitet luftimi më efikas i qelizave të sistemit imunitar. Ndenja e djegies dhe temperaturës të cilat ky i shkakton është procesi i shërimit në të cilën supstanca kapsicin nxit qelizat e sistemit imunitar në luftë më të fortë kundër armiqve.

Mënyra e përdorimit: Një lugë e çajit 3 herë në ditë deri në një lugë të supës çdo gjysmë ore, varësisht nga gjendja e pacijentit. Duhet tundur para përdorimit. Dozën duhet mbajtur pak në gojë dhe duhet tundur, e pastaj kapërdirë.

Ruajtja: Në temperaturë të dhomës, në vend të errët, larg pranisë së fëmijëve.

Afati i përdorimit:

I pakufizuar.