macedonia ipmBiH
bg-leaves-left
bg-leaves-right

IPM Shqipëria dhe Kosova

Produktet më të mira natyrale të rekomanduara nga Instituti i Mjekësisë Natyrale

detoks

Detoks

Suplement ushqyes për përmirësimin e gjakut dhe imunitetit.

Përbësit: Larrea tridentata, tërfili i kuq, Arctium lappa (Rrodhe e madhe), hudhër, spec djegës, Rumex crispus.

Sasia: 50 ml

Çmimi: 8 €

Detaljne informacije o proizvodu:

Larrea tridentata. Bimë shumë e fuqishme dhe zyrtarisht një ndër antioksiduesit më të fuqishëm në natyrë. Përdoret tek pastrimi i përgjithshëm i organizmit dhe për forcimin e imunitetit.

Tërfili i kuq është bima kyqe në formulat për pastrimin e gjakut. Përmban acidin kamarik e cila e hollon gjakun dhe kështu I siguron zemrës punë më të lehtë, kurse qelizave të sistemit imun dhe përbërësve ushqyes lëvizje më të lehtë përmes sistemit.

Arctium lappa. (Rrodhja e madhe) Rrënja e Rodhes së madhe vepron si kundërhelm në të gjitha pjesët e organizmit. E pastron gjakun dhe nxitë eliminimin e urinës dhe djersëve, e poashtu vepron edhe në mënyrë antiinflamatore.

Hudhra. Antibiotiku më i mirë natyror, shkatërrues i qelizave kancerogjene dhe yndyrore. Shija dhe aroma e saj e fuqishme rrjedhin nga bashkëdyzimet e saj sulfurike, të cilat i shkatërrojnë të gjithë mikroorganizmat, pastrojnë mëlçinë dhe gjakun nxisin kollitjen dhe pastrojnë mushkëritë.

Viscum album (Vjeshtulla e bardhë) është bimë për hollimin e gjakut të trashë. Pengon ngjitjen e pllakëzave të gjakut dhe krijimin e trombeve me çka ndihmon në lëvizjen e qelizave të gjakut dhe lehtëson punën e muskulit të zemrës. Përdoret te problemet me tension të lartë të gjakut dhe tek sëmundjet tjera të gjakut dhe zemrës.

Speci djegës – Rëndësia e specit djegës është përmirësimi i qarkullimit, dhe me këtë rritjen e rrjedhës së gjakut në pjesën e sëmurë të trupit, me çka nxitet luftimi më efikas i qelizave të sistemit imunitar. Ndenja e djegies dhe temperaturës të cilat ky i shkakton është procesi i shërimit në të cilën supstanca kapsicin nxit qelizat e sistemit imunitar në luftë më të fortë kundër armiqve.

Rumex crispus është edhe një nga bimët e shkëlqyeshme për pastrimin e organizmit e cila nxit pastrimin e tëmthit, pastron gjakun dhe eliminon toksinat perms lëkurës dhe urinës.

Mënyra e përdorimit: 60 pika 4 deri 6 herë në ditë.

Ruajtja: Në temperaturë të dhomës, në vend të errët, larg pranisë së fëmijëve.

Afati i përdorimit: I pakufizuar.