macedonia ipmBiH
bg-leaves-left
bg-leaves-right

IPM Shqipëria dhe Kosova

Produktet më të mira natyrale të rekomanduara nga Instituti i Mjekësisë Natyrale

pluca

Mushkëritë

Suplement ushqyes për përmirësimin e punës së mushkërive

Përbërja: Lobelija, Tussilago farfara (Lëpushka), Verbascum Thapsus, Glycyrrhiza glabra (Gliciriza), Thymus serpyllum (Trumza), Vaji i mentes, Pulmonaria officinalis (Lulelepuri), Foeniculum vulgare (Finoku).

Sasia: 50 ml

Çmimi: 8 €

Detaljne informacije o proizvodu:

Nxitja e punës më të mirë të sistemit të frymëmarrjes është aspekt i rëndësishëm i çdo sportisti. Kjo formulë përmban kombinimin e bimëve të cilat ndihmojnë në largimin e materieve të dëmshme nga mushkëritë, lehtësojnë kollitjen dhe zvogëlojnë proceset inflamatore duke e shëruar kështu indin e mushkërive. Gjithashtu, përmban edhe bimë të cilat e qetësojnë kollitjen e dhimbshme dhe i qetësojnë shtrëngimet.

Formula përbëhet nga këto bimë:

Lobelija emrin e ka marrë sipas bashkëdyzimit të saj jashtëzakonisht shërues “lobelin” i cili ka përdorim të gjërë në shërimin natyral. Kjo bimë përdoret për lehtësimin e frymëmarrjes dhe kollitjes, kundër astmës, në qetësimin e shtrëngimeve, kurse në sasi më të mëdha shkakton vjellje e cila mund të jetë e dobishme për largimin e materieve të dëmshme nga mushkëritë.

Tussilago farfara (Lëpushka) gjithashtu paraqet bimën e cila veçanërisht përdoret për përmirësimin e punës së mushkërive. Përdoret për forcimin e funksioneve të sistemit të frymëmarrjes, si edhe te shumë lloje të problemeve të mushkërive, siç janë astma, ndezja e mushkërive dhe faringut, tuberkulozës etj. Materiet e saj mukoide dhe bashkëdyzimet ndihmojnë te zvogëlimi i shtrëngimeve.

Verbascum thapsus është e pashmangshme dhe bimë shumë e fuqishme për forcimin e mushkërive dhe largimin e problemeve të frymëmarrjes. Përmban materie mukoide, tanin, vajra eterike dhe karotenoide. Praqet mjet të fuqishëm kundër ndezjeve, kurse përdoret edhe te shërimi i plagëve, hemoroideve, ndezjes së zorrëve dhe ulçeres.

Glycyrrhizaglabra (Gliciriza) është bimë shumë shëruese e cila gjen zbatim në raste të ndryshme. Me bashkëdyzimet e saj vepron jo vetëm te problemet e mushkërive, problemet me lukth dhe tek të gjitha proceset inflamatore, por rregullon edhe punën e hormoneve.

Thymus serpyllum (Trumza) është e njohur për efektin e saj qetësues, madje ka një veprim të gjërë në mjekësi. Përmban shumë bashkëdyzime shëruese të cilat e qetësojnë kollitjen dhe e lehtësojnë frymëmarrjen dhe kollitjen. Përdoret gjithashtu për lehtësimin e problemeve të ndryshme të frymëmarrjes, kollës së madhe, ndezjes së bronkeve, astmës etj.

Vaji i mentes është pjesë e rëndësishme e formulës së mushkërive.  Natyra shëruese e vajrave bimore është e njohur mire, e veçanërisht e vajit të mentes. Me bashkëdyzimet e saj avulluese i mbyt bakteret, qetëson indet, freskon frymëmarrjen dhe i hap bronket. Shfrytëzohet edhe tek proceset inflamatore në lëkurë, kokëdhembje, përmirëson oreksin etj.

Pulmonaria officinalis (Lulelepuri) përmban substanca të cilat veprojnë në zbutjen e indeve prandaj lehtësojnë frymëmarrjen dhe nxisin kollitjen. Përdoret te gripi dhe bronkiti, kurse mund të shfrytëzohet edhe në formë të çajit.

Foeniculum vulgare (Finoku) ndihmom në largimin e materieve të dëmshme nga sistemi për frymëmarrje, kurse me vajrat e tij vepron në mënyrë qetësuese në indet e irrituara.

Mënyra e përdorimit: 60 pika 4 deri 6 herë në ditë. Tinktura më së miri është të pihet pa e përzier me ujë, çaj ose lëng.

Ruajtja: Në temperaturë të dhomës, në vend të errët, larg pranisë së fëmijëve.

Afati i përdorimit: I pakufizuar