Fyti
Formulë bimore për bajame dhe fyt në formë të sprejit.
Veprimi:Ndihmon te ftohja dhe gripi, largon mikroorganizmat e dëmshëm nga fyti.
Përbërja: Ehinacea (Echinacea purpurea), hudhra (Allium sativum), speci djegës (Capsicum annuum), menta (Mentha x piperita)
Sasia: 50 ml
Çmimi: 8 €
Detaljne informacije o proizvodu:
Formula për fyt paraqet kombinimin e bimëve të cilat i shkatërrojnë mikroorganizmat e dëmshëm në gojë dhe fyt, qetësojnë ndezjen, nxisin qarkullimin dhe e forcojnë punën e sistemit imun. Shumë është e dobishme te gripi, ftohja, angina, dhimbja gjatë kapërdirjes dhe ndezja e gjëndrave. Përdoret në formë të sprejit.
Bimët të cilat përdoren në këtë formulë janë:
Ehinacea është një ndër imunostimuluesit më të fuqishëm e cila është gjetur në natyrë. Bashkëdyzimet nga kjo bimë në mënyrë direkte e stimulojnë prodhimin e leukociteve, interferonit dhe interleukinave duke e përmirësuar kështu çdo aspekt të përgjigjes imune. Ndjenja e mpirjes dhe e djegies në gojë gjithashtu rrjedh nga bashkëdyzimet e saj dhe janë shenja të zgjimit të receptorëve tanë dhe të bajameve.
Hudhra paraqet antibiotikun më të mirë natyral, i cili i shkatërron qelizat kancerogjene dhe yndyrore. Shija e saj e fuqishme dhe aroma rrjedhin nga bashkëdyzimet sulfurike, të cilat me sukses veprojnë kundër të gjithë mikroorganizmave, e pastrojnë mëlqinë dhe gjakun, e nxisin kollitjen dhe pastrimin e mushkërive.
Speci djegës. Përveç hudhrës kjo bimë ka rol kyq në të gjitha proceset e shërimit. Rëndësia e specit djegës është përmirësimi i qarkullimit, dhe me këtë rritjen e rrjedhës së gjakut në pjesën e sëmurë të trupit, me çka nxitet luftimi më efikas i qelizave të sistemit imunitar. Ndenja e djegies dhe temperaturës të cilat ky i shkakton është procesi i shërimit në të cilën supstanca kapsicin nxit qelizat e sistemit imunitar në luftë më të fortë kundër armiqve.
Vaji i menteska veti të fuqishme shëruese dhe zbatim të gjërë. Me bashkëdyzimet e saj avulluese i mbyt bakteret, qetëson indet, freskon frymëmarrjen dhe i hap bronket. Shfrytëzohet edhe tek proceset inflamatore në lëkurë, kokëdhembje, përmirëson oreksin etj.
Mënyra e përdorimit:Disa herë në ditë, nga disa herë të spërkatet fyti. Të tundet para përdorimit.
Ruajtja: Në temperaturë të dhomës, në vend të errët, larg pranisë së fëmijëve.
Afati i përdorimit: I pakufizuar.