Mëlqia – fshikëza e tëmthit
Suplement ushqyes për përmirësimin e punës së mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit
Përbërësit: Silybum marianum, pelin, luleradhiqe, Juniperus comunnis, xhenxhefil, Gentiana lutea, kopër, angjinare, arra dhe hudhër.
Sasia: 100 ml
Çmimi: 8 €
Detaljne informacije o proizvodu:
Formula për mëlçi dhe fshikëzën e tëmthit është kombinim i bimëve të cilat veprojnë në përmirësimin e të gjitha funkcioneve të këtyre organeve.
Bimët e nevojshme për këtë formulë janë:
Silybum marianum është bima më e rëndësishme për forcimin dhe regjenerimin e mëlçisë. Bashkëdyzimet kimike nga kjo bimë i mbrojnë qelizat e mëlçisë nga përkeqësimi, i zbusin proceset inflamatore dhe kështu e përshpejtojnë procesin e shërimit.
Pelini me substancat e tij të hidhura stimulon punën e mëlçisë dhe e përshpejton rrjedhën e tëmthit përmes kanaleve të tëmthit. Pelini njëkohësisht është edhe bima më e mirë për shkatërrimin e parazitëve të cilët mund të gjenden në mëlçi dhe në gjak.
Luleradhiqja përmban përbërësit të cilët i ushqejnë qelizat e mëlçisë dhe e rregullojnë punën e tyre.
Juniperus comunnis përveç vetive të saj antireumatike dhe diuretike është e njohur edhe si bimë e cila i sanon proceset infektive, si në fshikëzën e tëmthit ashtu edhe në veshkë dhe në fshikëzën urinare.
Xhenxhefili e nxit qarkullimin e gjakut permes mëlçisë dhe e stimulon kontrakcionin e fshikëzës së tëmthit.
Gentiana lutea vepron në mënyrë të dobishme në pankreas dhe tajimin e acideve të tëmthit. Lehtëson problemet me lukth dhe tretje.
Kopra ndihmon në largimin e çdo gjëje që nxjerret nga mëlçia dhe fshikëza e tëmthit, dhe lehtëson shtrëngimet dhe fryerjen.
Mënyra e përdorimit: 60 pika 3-6 në ditë. Tinktura është më së miri të pihet pa u përzier me ujë, çaj ose lëng.
Ruajtja: Në temperaturë të dhomës, në vend të errët, larg pranisë së fëmijëve.
Afati i përdorimit: I pakufizuar.